Më shumë se një herë banorët e Big Brother VIP kanë diskutuar nominimet hapur, gjë që shkon në kundërshtim me rregullat e formatit.
Arbana u transmetoi banorëve se për këtë Vëllai i Madh i madh ka marrë një vendim për t’i dënuar ata, ndërsa në show u shfaq një klip ku banorët të ndarë në grupe diskutonin se kë do nominonin këtë javë.
Dënimi do të jetë i rëndë. Nga nesër do të kenë ujë vetëm 20 minuta në ditë. Dhe kjo do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për tërë ata persona që janë brenda.
“Kështu që nga nesër do të keni ujë vetëm 20 minuta në ditë, do njoftoheni nëpërmjet gongut për kohën kur vjen dhe ikën ujin, për të gjitha funksionet që ju duhet”, tha Arbana.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.