Albina Kelmendi me familjen e saj, dje shkelën “tepihun e kuq” në Liverpool, në hapjen zyrtare të këtij edicioni të Eurovisionit.
Në këtë ngjarje, këngëtarja zgjodhi të paraqitej me një veshje me elemente tradicionale por të kombinuara me modernen.
Kur u pyet nga prezantuesit e ngjarjes se çka simbolizonte veshja, Albina shprehu se fustani që kishte zgjedhur përmban elemente të Ilirisë dhe kulturës ilire.
Ndërkaq motra e Albinës, Vesa, tregoi më shumë për këtë veshje.
“Ne kemi një histori të mirë. Lërmëni tua shpjegoj. Kështu, aksesorët që mund t’i shihni në veshjen Albinës janë aksesorë të Ilirisë të cilat prezantojnë një grua të fortë. Kështu, me këtë veshje, Albina po e prezanton kulturën shqiptare. Jam shumë e emocionuar për këtë veshje”, tha ajo.
Veshja e Albinës dhe familjarëve të saj ishte prej paraqitjeve që u pëlqye më së shumti nga të pranishmit dhe shikuesit.
Albina dhe Familja Kelmendi do të performojnë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision-it, më 11 maj, e 14-ta në radhë.
Këtë vit, të drejtë vote kanë edhe shikuesit nga shtetet mospjesëmarrëse, përfshirë Kosovën. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.