Mediat gjatë ditës së sotme raportua se këngëtari ka filluar pushimet vonshme verore me prezantuesen televizive.
Bëhet fjalë për Butrint Imerin si dhe Kiara Titon, të cilët thuhej se ishin tash e sa kohë në një romancë.
Kjo për faktin se të dy publikuan foto nga pushimet, duke treguar se ndodheshin në Greqi.
Artisti pak më parë publikoi një video në llogarinë personale në Instagram teksa në syze shihet një vajzë përballë tij, por që nuk është zeshkania për të cilën u supozua.
Ata po drekonin në çift, të ulur përballë njëri-tjetrit, ndërsa këngëtari e ka kthyer kamerën nga vajza.
Ajo është një bukuroshe brune, e veshur me të zeza dhe mban një palë syze, ndërsa të gjithë u bëmë kureshtar për identitetin e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.