Opinionisti Olti Curri, ka reaguar ashpër pas debatit të Arbrit dhe Zhaklinës me Kiarën.
Gjatë një videoje live, Olti tha se nuk e kupton se çfarë bën aty Arbri, një person i cili u bë i njohur me dy pako makarona.
Ndër të tjera, opinionisti shtoi se Arbri, në treg është futur si bamirës dhe këto personazhet e famshme i dërgonin pako me makarona e shishe me vaj, kurse tani është kundër tyre.
“Unë nuk e kuptoj sesi një njeri i cili ka hyrë në treg si bamirës… Në fillim shkonin personazhet e famshëm me 2 shishe salcë dhe tre pako makarona tek të varfërit dhe u bë i famshëm Arbër Hajdari. Unë nuk kam shkuar kurrë sepse varfëria nuk mundet me tre shishe vaj dhe dy pako makarona”, shprehet Olti ndër të tjera.
Më tej Curri akuzoi Hajdarin dhe për dhjetëra godina që iu dhanë nga qeveria për fondacionin e tij, për vetëm 1 euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.