Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, ka martuar djalin e saj të vetëm, Arbrin.
Dasma e tij me Erzën mori vëmendje të madhe, nga ku dolën video të shumta.
Këngëtarja Fejza me bashkëshortin e saj ishin tejet të lumtur dhe falënderuan të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan këtij gëzimi familjar.
Shkurte Fejza shprehu gëzimin e saj dhe njëherësh pati një kërkesë nga çifti.
“Uroj që së më shpejt të më bëjnë gjyshe”, tha këngëtarja e njohur.
Në këtë aheng familjar të pranishëm ishin emra të njohur të muzikës e politikës, si: Ilir Shaqiri, Remzie Osmani, Mihrije Braha, Gili, Miranda Hashani, Ramush Haradinaj, Lulzim Basha etj.
Ata patën urimet më të mira për çiftin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.