×
  • Show Time
  • Show Time

    Shokon këngëtari i njohur: Kam dashur të vetëvritem, jam droguar dhe kam keqtrajtuar gratë

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 10:11

    Justin Bieber postoi një rrëfim të tmerrshëm për jetën e tij në Instagram. Këngëtari 25-vjeçar dhe një nga yjet më të mëdhenj të të gjitha kohërave ka pranuar hapur që deri në moshën 19 vjeç, kishte probleme të mëdha dhe vazhdimisht mendonte për vetëvrasje, transmeton Reporteri.net.


    Justin thotë se si një 13-vjeçar, jeta e tij u kthye përmbys kur u bë sensacion global nga një djalë i panjohur në dikë që miliona njerëz e adhuronin dhe e urrenin.

    Bieber thotë se e kishte shumë të vështirë të merrej me ulje-ngritjet në jetën e tij, dhe se para vitit të tij të 19-të, ishte i varur nga droga.

    https://www.instagram.com/p/B17JfkkHEKt/?utm_source=ig_embed

    Ai pranon se në një moment të jetës kishte qenë shumë i keq me gratë dhe se i kishte keqtrajtuar. Ai u distancua, siç rrëfen nga të gjithë ata që e donin. Sot, falë besimit, thotë ai,  është një njeri më i mirë dhe ka pasur fat që e ka tejkaluar atë fazë.

    https://www.instagram.com/p/B1RfZ2rnKia/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!