×
  • Show Time
  • Show Time

    Shoku i Kiarës: Lidhja e saj me Luizin jashtë nuk do vazhdojë, nuk është në shijet e saj

    Reporteri
    21 Shkurt 2023 | 8:12

    Miku i Kiarës, gazetari Andi Vrapi, i ftuar në puntatën e “E Diell”, shprehu mendimin e tij për lidhjen më të përfolur si një person që e njeh moderatoren nga afër.

    Andi u shpreh se Luizi nuk është fare në shijet e Kiarës, mirëpo fakti që ajo qëndron 24 orë me të, e ka bërë të afeksionohet pas tij.

    “Brenda shtëpisë besoj se është 70%, ndërkohë që jashtë është apo s’është 20% e besueshme si gjë. Duke e njohur Kiarën besoj që Luizi nuk është shumë i përshtatshëm për të, për historikun e marrëdhënieve që Kiara ka patur me personazhe jashtë, kështu që mendoj që aty brenda krijohen situata për shkak të faktit që je e izoluar, je vetëm me 14 persona që i sheh natë e ditë edhe s’di nga shkon. Kështu që normalisht nëse dikush tregon afeksion ndaj teje dhe ti detyrimisht duke ndejtur aq kohë me të do tregosh një farë”, u shpreh gazetari.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!