Conor McGregor dhe miku i tij i pazakontë, Justin Bieber, janë shoqëruar bashkë gjatë kësaj fundjave.
Ylli i UFC-së dhe këngëtari kanadez dukeshin në gjendje të plotë relaksi ndërsa pinin uiski dhe bashkëbisedonin në një hotel luksoz në Beverly Hills.
Derisa qëndronte shtrirë, sportisti 33 vjeçar kishte këmbën e fashuar, pasi ai e theu tibinë në duelin kundër Dustin Poirier në kuadër të ‘UFC 264’ në Las Vegas.
Justin ishte pa këmishë duke treguar gjoksin me shumë tatuazhe, njësoj sikurse edhe miku i tij në krahun tjetër.
McGregor i ka publikuar disa fotografi në Instagram, teksa dyshja shfaqen duke ngrënë dhe duke pirë nga uiski i tij, Proper 12.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.