U bë pak kohë që nuk kemi dëgjuar për këngëtarin shumë të njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapin.
Së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin; ‘’Glamour Zone’ ku edhe ka folur sa e ka afërsisht pagesën vjetore.
“Diku tek 80-120 mijë euro në vit ka fitime një këngëtar. Problemi për mua është që 120 mijë i harxhoj. Shkoj një vit në Meksikë, një vit në Spanjë,” ka treguar Shpati.
Duket se artisti po përjeton disa ndryshime dhe ka treguar se do të tërhiqet nga muzika për të punuar si menaxher shitjesh me një pagesë normale pasi duket se nuk i pëlqen më dhe aq vëmendja.
“Do të filloj menaxher shitjesh në një kompani që njihet në gjithë botën”, është shprehur ai, duke mos zbuluar të tjera detaje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.