×
  • Show Time
  • Show Time

    Shpend Ahmeti ‘e kallë’ në dasmën e Jonida Vokshit: Ia thotë këngës e valles bashkë me këngëtarët

    Reporteri
    15 Shtator 2019 | 17:50

    Kryetari i Prishtinës dhe njëkohësisht kreu i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti ka kënduar në dasmën e dy artistëve, Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit, duke dhuruar argëtim për të pranishmit, transmeton Gazeta Metro.


    Çifti më i ri i në skenën shqiptare, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi i dhanë fund beqarisë së tyre në një resort luksoz në Kavajë të Durrësit, me një dasëm madhështore.

    E pjesëmarrës në këtë dasëm ishin shumë fytyra të njohura të ekranit, personalitete dhe politikan të njohur shqiptar.

    Mysafir ishte edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili duket e ka lënë fushatën zgjedhore anash dhe ka dhënë ‘show’ për të pranishmit. Ai së bashku me këngëtarin kosovar, Faton Isufi, ja ka thënë këngës në dasmen e çiftit Vokshi dhe Krapi.

    Metro ka siguruar video nga momenti kur Shpend Ahmeti e ‘kallë’ dasmen në mes të Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!