Xhirimet e “Gladiator 2” janë ndërprerë për një kohë të pacaktuar , pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Marok, ku ndodheshin anëtarët e produksionit dhe kasti.
Gjashtë anëtarë të ekuipazhit u desh të dërgoheshin me urgjencë në spital kur një shpërthim i madh shkaktoi një zjarr të rrezikshëm.
Asnjë informacion i mëtejshëm nuk është dhënë në lidhje me aksidentin, por duket se është ishte një përpjekje për efekte speciale që ka shkuar keq. Të tjerë raportojnë se ka ndodhur gjatë xhirimeve të një skene të rrezikshme.
Sipas raportimeve të huaja, ka pasur shumë të plagosur në grupin e xhirimit, ndërsa ngjarja është komentuar zyrtarisht nga produksioni, Paramount Pictures.
“Gjatë xhirimeve të një skene të planifikuar në xhirimet e vazhdimit të Duelit, ndodhi një aksident në të cilin disa anëtarë të ekuipazhit të prodhimit pësuan lëndime jo të rrezikshme për jetën. Ekipet mjekësore dhe të sigurisë në terren kanë mundur të veprojnë me shpejtësi në mënyrë që të prekurit të marrin menjëherë kujdesin e nevojshëm. Të gjithë ata janë në gjendje stabile dhe vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor”, tha Paramount Pictures.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.