Shqipëria ka arritur që të kualifikohet për në natën finale të “Eurovision 2019”.
Këngëtarja Jonida Maliqi ka përfaqësuar denjësisht shtetin shqiptar me interpretimin e këngës “Ktheju Tokës”, të cilën e këndoi në gjuhën e saj amtare.
Pas përfundimit të performancave nga 18 shtetet, është hapur televotimi i cili zgjati për 15 minuta nga juria dhe publiku.
Kalkulimi i rezultatit në fund nxori listën me 10 shtetet që siguruan biletën për në natën finale që do të mbahet të shtunën në Tel Aviv, dhe një nga ato ishte edhe Shqipëria.
Dhjetët finalistët e dytë që do të iu bashkohen edhe 15 shteteve të tjera që tashmë kanë siguruar kualifikimin janë Maqedonia, Holanda, Shqipëria, Suedia, Rusia, Azerbajxhan, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta.
Festivali këtë vit prezantohet nga Erez Tal, Assi Azar, Lucy Ayoub dhe supermodelja e njohur Bar Rafaeli, ndërsa finalja do të mbahet me 18 maj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.