×
  • Show Time
  • Show Time

    Shqipja plas “bombën” tregon se ftuan të rikthehet në “Përputhen”

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 16:59

    Edhe pse u përjashtua dhe nuk është më pjesë e “Përputhen”, ish-konkurrentja Shqipe Hysenaj është njësoj e përfolur me konkurrentët aktual. Ajo bën deklarata dhe postime në rrjetet sociale rreth emisionit, tashmë shumë të ndjekur, duke marrë kështu vëmendjen e publikut.


    Pas publikimit të një fotoje në të cilën pretendon se është Andi dhe Tea, Shqipja ka paralajmëruar se shumë shpejt do të plasë bomba të tjera.

    E ftuar në emisionin e Olsi Bylykut “Roped with Olsi”, Shqipja nuk preferoi të zbulonte një nga bombat e radhës, por tregoi se produksioni i ka kërkuar të rikthehet.

    “Ishte një lojë e lezetshme”, tha Shqipja duke shtuar se ajo nuk pranon të bëjë lojëra.
    Pjesë nga intervista:

    Shqipja: U përjashtova, por edhe u kërkova përsëri.

    Olsi: Pse ke kërkuar të kthehesh?

    Shqipja: Jo unë!

    Olsi: Produksioni?!

    Shqipja: Hë tani! Mos na i nxirr!

    Olsi: Të ka ftuar sërish produksioni mesa shoh.

    Shqipja: Ça kishe ti tani?

    Olsi: Domethënë e ka ftuar produksioni, por Shqipja s’ka pranuar…

    Shqipja: Ishte një lojë e lezetshme, por nuk pranoj lojëra unë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!