×
  • Show Time
  • Show Time

    Shtatë vjet më parë fitoi “Dancing with the stars”, Tuna thotë se as sot e kësaj dite nuk e mori apartamentin e premtuar

    Reporteri
    10 Shkurt 2022 | 10:34

    “Dancing with the stars” ka qenë dikur një prej formateve më të pëlqyera të publikut shqiptar.

    Spektakli i cili sillte personazhet VIP në arenën e vallëzimit, kishte tërhequr dëshirën e shumë prej emrave të njohur për të marrë pjesë.

    Një prej tyre ka qenë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, e cila mori pjesë në edicionin e pestë të këtij spektakli.

    Ajo ishte shpallur fituese e këtij kompeticioni, i cili për shpërblim kishte një apartament në Tiranë.

    Mirëpo këngëtarja shkupjane ka treguar së fundmi përmes një postimi në InstaStory, se as sot e kësaj dite nuk e ka marrë apartamentin në fjalë.

    Duke publikuar një fotografi të audiencës, ku publiku aso kohe kishte shprehur mbështetjen e saj për të, Tuna në mbishkrimin e fotografisë ironizoi duke shkruar me hipoteza se mos apartamenti në fjalë është ende në ndërtim e sipër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!