×
  • Show Time
  • Show Time

    Shtëpia 8 milionë dollarëshe e Rita Orës me dhomë të veçantë, arsyeja kriminelët

    Reporteri
    09 Korrik 2021 | 15:35

    Rita Ora po mendon që të bëjë një dhomë të veçantë në shtëpinë e saj 8 milionë dollarëshe në Londër.


    Artistja shqiptare e cila u fotografua të enjten pasdite rrugëve të Los Angeles, po mendon të instalojë një dhomë të veçantë në rast mbrojte nga kriminelët, shkruan The Sun, përcjellë Repoteri.net.

    Por pasi bleu një shtëpi të re me gjashtë dhoma gjumi në kryeqytet në fillim të këtij viti, ajo është e vendosur ta bëjë atë të sigurt dhe ka urdhëruar një rishikim të sigurisë për të parandaluar përpjekjet e mëtejshme kriminale.

    Ajo ka aplikuar në këshillin lokal për leje planifikimi për të zëvendësuar të gjitha kamerat e sigurisë me një sistem më të sofistikuar hi-tech dhe ka caktuar dy zona që mund të përdoren si dhoma paniku.

    Një raport zyrtar tha: “Është kryer një rishikim i plotë i sigurisë që mbulon ambientet e reja, masat mbrojtëse të mundshme që duhet të ekzistojnë për t’i dhënë mundësi klientit të jetë në paqe ndërsa qëndron në shtëpi, i lumtur në dijeninë që është i sigurt.

    /Repoteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!