×
  • Show Time
  • Show Time

    Shtëpisë së “BBV” do t’i bashkohen 4 “banorë” të rinj

    Reporteri
    28 Prill 2023 | 23:32

    Këtë të dielë, shtëpisë së Big Brother Vip Albania do t’i bashkohen 4 personazhe të njohur të ekranit. E gjeni dot cilët do të jenë.

    Të parët që konfirmuan ishin dy moderatorët të cilët na shoqërojnë çdo mëngjes nën valët e “Top Albania Radio” dhe Top Channel, me programin e përditshëm “Wake Up”.

    Enxhi Nasufi dhe Blendi Salaj do të  futen këtë të diel në shtëpinë e “BBV”.

    Më pas kanë konfirmuar edhe dy moderatoret e “Pardon my french”, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro.

    Kujtojmë se herë pas here banorët kanë zhvilluar talk-show, ndërsa këtë herë do kenë mundësinë të flasin me vetë moderatorët e emisioneve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!