×
  • Show Time
  • Show Time

    Shumë pranë njëri-tjetrit, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari “kapen mat” në parkun e Tiranës

    Reporteri
    22 Qershor 2023 | 12:37

    Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë bashkuar për projekti filmik pas përfundimit të eksperiencës në ‘Big Brother VIP Albania’. Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua.

    Kjo ka krijuar mjaft interes te publiku dhe së fundmi janë publikuar edhe momente nga xhirimet në Parkun e Tiranës.

    Ky film do të jetë një komedi romantike, që shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

    Dhe titulli i këtij filmi është frymëzuar nga shprehja e tij e famshme brenda shtëpisë; “në kuadër të lojës”. “Në kuadër të dashurisë” do të nisë xhirimet këtë muaj në qytetin e Korçës./albeu.com

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!