×
  • Show Time
  • Show Time

    “Shumë sfida, mërzi, dashni”, Leonora Jakupi thyen heshtjen për raportin me Valdrin Sahitin

    Reporteri
    19 Tetor 2021 | 18:35

    Leonora Jakupi shpesh është përfolur në media për raportin e saj me dizajnerin Valdrin Sahitin.

    E gjithë kjo erdhi pasi këngëtarja një periudhë kohore nuk bashkëpunoi me të, shkruan Reporteri.net.

    Por, pikërisht sot, në ditën e lindjes së Valdrin Sahitit, Leonora Jakupi i ka vënë vulën çdo gjëje mes tyre.

    Këngëtarja e ka uruar atë me fjalët më të mira, derisa ka shkruar se ata bashkë kanë kaluar shumë sfida e mërzi.

    “Nuk do më mjaftonin fjalët të flisja për ty, mik i çmuar, vëlla i vogël. Shumë sfida, mërzi, punë e dashni kemi pas këto vite bashkë…Ti mbetesh i vogli i zemrës sime e i madhi i artit dhe suksesit”, ka shkruar Leonora Jakupi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!