Arbana Osmani është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe po pres me padurim vogëlushin e saj. Mirëpo periudha e ëmbël e pritjes ka bërë që moderatorja të heqë dorë prej shumë ushqimeve për hir të bebushit.
Arbana ka treguar së fundmi dietën e saj dhe se çfarë ka eleminuar derisa vogëlushi të vijë në jetë.
“Mëngjeset e shëndetshme janë të kushtëzuara nga shtatzënia. Duhen shumë perime, shumë fibra. Tani nga fundi kam hequr dorë nga karbohidratet dhe sheqernat dhe sheqerin e marr nga frutat, edhe ndonjë akullore. Si mund të rri unë pa akullore”.
Arbana tregoi se mezi po pret periudhën kur mund të konsumojë gjërat më të mira të botës, megjithatë tani fokusi është tek bebi.
“Nuk janë gjërat më të mirë në botës, te gjërat e mira do të rikthehemi pak më vonë, por e rëndësishme është të hash mirë, sidomos në këtë periudhë”, përfundon ajo në videot në Instastory.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.