×
  • Show Time
  • Show Time

    Shyhretja i ‘hidhërohet’ edhe Remzisë për këngën dedikuar ‘nuseve’?

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 17:57

    Kohën para festave të fundvitit të gjithë këngëtarët janë duke e shfrytëzuar për të sjellë projekte e befasi për publikun e tyre të dashur.


    E këngët që po gjejnë dëgjueshmëri më të madhe janë ato të zhanrit popullor, shkruan “Kosovarja”.

    Pikërisht për këtë shkas Shyhretja dhe vajza e saj Engji goditën në mënyrën e tyre të zakonshme me bashkëpunimin duke i kënduar ‘nuses’ së vëllait, me këngën “Princesha e vëllait tonë”.

    Por, pak ditë pas tyre edhe shoqja e saj Remzia solli një këngë me po të njëjtin kontekst,vetëm me pak dallim në titull ,“Nusja jonë” kështu e titulloi këngëtarja.

    Ajo që ra në sy ishte se nga ana e koleges dhe shoqes së saj Shyhretes nuk pati as edhe një reagim, gjersa të gjithë kolegët e uruan dhe komplimentuan për këngën Shyhretja as nuk ia pëlqeu as nuk ia komentoi.

    Mos vallë tani pas konfliktit me motrat Mustafa i erdhi rendi Remzisë?

    Rikujtojmë, se Shyhrete Behluli muaj më parë ishte akuzuar nga motrat Mustafa për ‘vjedhje’ të idesë për këngën dedikuar nënës , e që konflikti i tyre bëri bujë të madhe mediatike.

    Por, tani kur është në pyetje shoqja e saj Remzia, a thua cila-cilën do ta akuzojnë?/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!