Marrëdhënia mes Kiarës dhe Luizit është diskutuar shumë për ndodhitë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por edhe për ato jashtë.
Pas daljes për herë të dytë nga BBVIP, Kiara hapi një instagram të ri për Luizin, pas mbylljes së atij, që menaxhohej nga shoqja e këngëtarit.
Menjëherë pas kësaj, në instagramin e kunatit të Luizit, Sokol Tahiri, u pa një postim ku u kërkohej fansave që të mos bëhej “follow” kjo adresë e re, duke aluduar se mes Kiarës dhe familjarëve të Luizit marrëdhëniet nuk janë të mira.
Por duket se pas daljes së këngëtarit nga BBVIP, gjërat kanë ndryshuar, pasi tashmë ky postim është fshirë dhe nuk gjendet më në faqen e kunatit të këngëtarit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.