Gjatë ditës së djeshme nëpër rrjete sociale qarkulloi një video e reperit Xhonat Isufi i njohur me nofkën “Don Xhon”, ku shkruhej se kishte ndodhur një incident në mes tij dhe disa personave në një event muzikor në Bruksel të Belgjikës.
Lidhur me këtë ngjarje, përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram” ka reaguar vetë reperi, duke sqaruar të gjithë ngjarjen dhe duke thënë se nuk ka qenë e vërtetë se është larguar me forcë nga sigurimi, pasi që ai nuk ka qenë i përfshirë në këtë mosmarrëveshje.
“Sqarim, sot në portale po qarkullon një video, ku e vërteta është se menaxheri Besart Muqolli dhe organizatori i mbrëmjes më kanë larguar në drejtim të dhomës së artistëve. Pasi unë kam tentuar t’i qetësoj disa pjesëtarë të stafit tim në një mosmarrëveshje që kishin dhe në atë rast më kanë larguar menaxheri dhe organizatori duke menduar se po hy edhe unë në atë mos marrëveshje”, ka shkruar Don
Xhoni.
Po ashtu, ai i ka bashkangjitur shkrimit edhe një fotografi ku shihet ai së bashku me menaxherin e tij.
“Në foto/video shihet menaxheri im (i rrumbullakosur në foto) së bashku me organizatorin që më largojnë në drejtim të dhomës që të mos përfshihem fare në atë rast.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.