×
  • Show Time
  • Show Time

    Simbol i bukurisë jotradicionale: Modelja që sfiloi për Guccin dhe “trazoi” botën

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 13:56

    Armine Harutyunyan është një modele jo profesioniste, 23 vjeçare armene, e cila ka pushtuar rrjetet sociale anë e kënd botës dhe ka sjellë një reagim shumë të ashpër në rrjet.


    Me një pamje krejt ndryshe nga vajzat e tjera të pasareleve, Armine është zgjedhur së fundmi si pjesë e një fushatës së re të modës nga Gucci.

    Që prej pjesëmarrjes në prezantimin e koleksionit pranverë-verë 2020 nga Gucci, Armine mori tepër vëmendje. U duartrokit nga disa dhe u komentua nga të tjerë në mënyrë denigruese për pamjen e saj fizike.

    Ajo dallohet nga tiparet e forta dhe të mprehta, vetulla shumë të trasha, hundë të kërcyer dhe për këtë arsye dhjetëra ndjekës janë përfshirë në një fushatë bullizmi ndaj saj online.

    Gucci e zgjodhi atë pikërisht për këtë arsye për të ofruar një model të bukurisë jo-tradicionale, në emër të përfshirjes dhe pozitivitetit të trupit.

    Armine debutoi për herë të parë në pasarela vitin e shkuar përgjatë “Milan Fashion Week”. E tronditur nga kritikat, ajo zgjodhi t’iu përgjigjet me heshtje.

    Gjatë një interviste për mediat italiane, 23-vjeçarja u shpreh se e ka kuptuar që nuk mund t’i ndalojë njerëzit të flasin dhe për këtë arsye zgjodhi t’i injorojë. Sipas saj i gjithë sulmi rreth pamjes së saj shpreh frikën rreth gjërave ndryshe dhe paaftësinë e të reaguarit ndaj risive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!