Duke qenë se dasmat dhe koncertet nuk po lejohen të mbahen në Kosovë për shkak të pandemisë Covid-19, ftesat për këngëtarët e estradës jashtë kufijve nuk po mungojnë.
Një e tillë ka qenë së fundmi edhe për Sinan Vllasaliun, i cili ka qenë i ftuar për të kënduar në një dasmë në Amerikë, shkruan Reporteri.net.
Gjatë kohës derisa po këndonte këngëtari është mbuluar me para.
Këtë video e ka publikuar bokseri i njohur, Elvir Muriqi ku pjesa ku po qëndron këngëtari është mbushur e tëra me dollarë.
Ndryshe Sinan Vllasaliu është një nga emrat më të kërkuar të estradës e i cili është edhe tejet aktiv me projekte muzikore./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.