Sindi, ish protagonistja e programit ‘Përputhen’ ka bërë një reagim befasues.
Duke folur për Vladimir Putin në Instagram, ajo ka deklaruar se e adhuron për zgjuarsinë diktatorin rus.
Më pas, e ndikuar nga reagimet e ashpra ajo ka tentuar ka korrigjojë pjesërisht deklaratën e saj duke u shprehur si në vijim.
“Ju lutem mos keqinterpretoni fjalët që unë them. Unë nuk e përkrah Putinin për asgjë që ai po bën me Ukrainën apo çdolloj krimi që ka marrë pjesë. Unë them kam një adhurim për zgjuarsinë që ai ka sepse sipas opinionit tim ai është treguar shumë i zgjuar në situata të ndryshme që do më duhej 3 story t’i thoja se e kam ndjekur goxha (jam e apasionuar mbas politikës). Dikush më shkruajti po ti përkrah Kosovën si thua Putini i zgjuar…Ku ishte Ukraina ku Kosova u sulmua?! Përkrahu Serbinë dhe Rusinë me trupa kundër shqiptarëve të Kosovës. Akoma s’e njeh pavarësinë e Kosovës kështu që mos të hyjmë në tema të thella se dalim nga kodra në breg me muhabet”, shprehet Sindi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.