×
  • Show Time
  • Show Time

    Sipas Egzona Rafunës, ky është banori që nuk e meriton finalen e Big Brother VIP

    Reporteri
    01 Shkurt 2022 | 19:56

    Egzona Rafuna është banorja e fundit e larguar nga Big Brother VIP.

    Moderatorja kosovare së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli edhe për eksperiencën e saj në BBV, shkruan Gazeta Online Rerporteri.net.

    Derisa foli për zhgënjimin e saj nga Arjola Demiraj, ajo dha edhe emrin e banorit që nuk e meriton finalen.

    Ish-banorja e Big Brother VIP zgjodhi të thoshte emrin e Monikës, duke qenë se ajo pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, kishte parë disa video të aktores Lubonja që nuk i kishin pëlqyer.

    Theksojmë se Egzona pretendonte të ishte në finale, por që aventura e saj zgjati vetëm 3 javë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!