Balerini i njohur shqiptar, Albi Nako njihet për thumbimet e tij që u bën konkurrentëve në emisionet ku ai është pjesë e jurisë, e që kanë të bëjnë me baletin.
Së fundmi, në emisionin e tij “T’ka mami yll” i cili transmetohet në ABC News, e që konkurrentë baleti janë fëmijët, Albi Nako ka bullizuar një vajzë të vogël sa i përket peshës së saj, shkruan Reporteri.net.
“Më shumë të pëlqen të ushqehesh, apo të kërcesh”, ka qenë pyetje e Albit, drejtuar vogëlushes, e cila tha se i pëlqen më shumë të kërcejë.
Derisa edhe anëtarja tjetër e jurisë, Eriona Rusi nuk e lë keq, pasi vazhdon i mban ‘ison’ Albi Nakos duke i thënë vogëlushes: “D.m.th. do rrije pa ngrënë për të këcyer”, derisa fillon e qeshë me të.
Madje në një video tjetër, Albi Nako shihet duke i thënë po të njëjtës vajzë, nëse do dëshironte t’i sfidonte dy djem balerinë, duke ngrënë apo duke kërcyer.
“A ke ngrënë gjë, ke ngrënë sot”, vazhdon Eriona Rusi, e cila njëherit është edhe moderatore e emisionit “Shqipëria Live”.
Për këtë gjë, të shumta kanë qenë reagimet në rrjete sociale, ku balerini shqiptar është kritikuar ashpër nga masa, ani pse njihet për skandale të tilla nëpër emisione të ndryshme ku ai ka marrë pjesë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.