Mbrëmë banorët u gjenden para një sfide të vështirë, ku secili nga ta kishte një kuti të vogël, dhe ai që qëndronte brenda saj më shumë, do fitonte një shpërblim nga produksioni.
Disa nga banorët qysh në fillim të lojës u dorëzuan, derisa disa të tjerë për inate edhe personale dëshironin me patjetër të dilnin të fundit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, gjatë lojës, kishte banorë që edhe pengonin ata që po vazhdonin qëndrimin në kuti.
Njëra nga to ishte edhe Monika e cila kohë pas kohe pengonte Ilirin, qoftë duke i ofruar ushqime, por qoftë edhe me ngacmime të tjera.
Kjo gjë në një moment irritoi tej mase Ilir Shaqirin, balerinin shqiptar, i cili filloi ta ofendonte rëndë aktoren Lubonja.
“Ik atje budallaqe”, i thotë fillimisht Iliri, derisa kur largohet Monika ai vazhdon ta ofendojë edhe më rëndë duke i thënë “çfarë k**e”.
Ndryshe, Iliri dhe Monika ka dy javë që kanë prishur raportin e mirë që kanë pasur mes vete./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.