×
  • Show Time
  • Show Time

    Skandalet e VIP-ave: Si u bënë të famshëm disa nga këngëtarët shqiptarë

    Reporteri
    07 Maj 2021 | 12:13

    Shumë prej artistëve shqiptar adhurohen për artin që bëjnë, por shumë prej tyre janë përfshirë në skandale të ndryshme.Më poshtë po sjellim disa nga të famshmit dhe historitë e tyre, që u bënë bujë në medie dhe fituan famën më të madhe se sa që ëndërronin, falë deklartave, pozave madje edhe jetës së tyre personale.


    Rozana Radi

    Në vitin 2011, qarkulluan disa foto të Rozana Radit, ku shihej krejtësisht e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit. Për këto foto të cilat qarkulluan për një kohë të gjatë në medie, këngëtarja akuzoi Rezarta Shkurtën për publikimin e të tilla imazheve, duke qenë se tashmë ato janë në një ‘armiqësi’ që vështirë të shndërrohet në një marrëdhënie normale.

    Ermal Mamaqi dhe Alyne

    Nas Daily mbërriti në Shqipëri dhe promovoi disa nga kulturat e vendit tonë. Për këtë arsye dhe për të dhënë disa detaje më shumë mbi jetën e tij ai u ftua në emisionin “Xing me Ermalin”.Edhe nëse nuk e keni ndjekur, me siguri keni dëgjuar mbi incidentin që ndodhi për shkak të pyetjes së Kejvinës dhe përmasat e mëdha që mori ajo ngjarje. Sipas Alyne, nuk ishte e hijshme që Nas të pyetej në praninë e saj nëse udhëtonte për të takuar vajza të tjera.Debati vazhdoi edhe më vonë ku të dyja palët publikuan me anë të videove kundërpërgjigje për akuzat ndaj njëri – tjetrit.

    Fjolla Morina

    Në janar të këtij viti Fjolla Morina, u dënua me arrest shtëpie pasi po tentonte të hynte në territorin shqiptar me dy armë zjarri me vete. Partneri i saj, Fisnik Syla, po ashtu u dënua me heqje lirie për disa kohë pasi ishte së bashku me këngëtaren në momentin e ndalimit nga autoritetet. Pas disa ditësh pas martesës së saj me biznesmenin në Maldive, Fjolla Morina u dënua nga Gjykata e Kukësit me 6 vite burg.

    Liljana Kondakçi

    Historia kishte nisur që në vitin 2006, kur Kondakçi u ndalua nga po të njejta autoritete, pasi u kap me tre kilogramë kokainë në çantë. Asokohe, ajo u shfajësua se nuk e dinte se çfarë përmbante pako, pasi ishte dhuratë nga një fans. Artistja kreu vitet e caktuara të dënimit, edhe pse gjithmonë e ka justifikuar situatën si ‘e zënë në kurth pa patur asnjë dijeni mbi çështjen’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!