×
  • Show Time
  • Show Time

    Skandaloze, aktori shqiptar përkrah dhunën ndaj Valon Sylës: Shërojani gjuhën e fëlliqur që ka ky injorant i pacipë

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 15:27

    Gazetari kosovar, Valon Syla, është sulmuar fizikisht sot në Prishtinë, pas disa deklaratave që ai kishte bërë për mërgimtarët.


    Shumë figura publike kanë dënuar sulmin ndaj gazetarit Syla, duke e cilësuar si të papranueshëm.

    Mirëpo, aktori i njohur shqiptar Xhevdet Jashari, i cili dikur kishte një rol në serialin “O sa mirë”, po e cilëson këtë sulm si të drejtë.

    Në një postim që bëri në rrjetin social Facebook, ai përdori fjalor fyes ndaj Valon Sylës ku e cilësoi gazetarin e njohur edhe si të pa cipë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!