Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit në zgjedhjet e fundit parlamentare i ka thyer të gjitha rekordet e mbështetjes politike, duke i marrë mbi 50 për qind të votave, si asnjëherë në ndonjë palë zgjedhje në Kosovë.
Por banori i Big Brother Albania, shkodrani Luiz Ejlli, duket se i ka thyer të gjitha rekordet e mbështetjes popullore. Sikur për asgjë tjetër, kosovarët janë unik se kë mbështesin si më të pëlqyerin e tyre në spektaklin BBVA, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në një sondazh me 1605 respondentë, UBO Consulting bëri matjen e opinionit publik, ku një nga pyetjet pati për protagonist banorin që spikati më shumë në Big Brother VIP Albania, Luizin.
Në pyetjen se ‘cili është banori juaj i preferuar në Big Brother VIP Albania?’, një pjesë masive e respondentëve që shohin spektaklin BBVIP, zgjodhën Luizin.
Përkatësisht 90.5% e të anketuarve në Kosovë, thanë se Luizi është banori i tyre i preferuar, një përqindje kjo që mund të krahasohet me pëlqimin që qytetarët kanë ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.