×
  • Show Time
  • Show Time

    Sot bëhet varrimi i Ismet Pejës

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 9:22

    Doajeni i muzikës shqipe, Ismet Peja, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.


    Lajmin për vdekjen e ikonës e kishte bërë të ditur djali i tij, këngëtari Visar Peja, i cili në një njoftim tjetër ka treguar se artisti legjendar do të varroset gjatë ditës së sotme (e hënë).

    “Me zemër të pikëlluar lajmërojmë të afërmit, miqtë, shokët dhe dashamiret, se me datë 23.11.2020 ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare, babai, vëllai dhe gjyshi jonë i dashur Ismet (Musa) Peja.

    “Varrimi i të ndjerit do të bëhet me datë 23.11.2020 (e hënë) në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë”, thuhet në njoftim.

    Ismet Peja është ndër artistët me përvojë më të gjatë në skenën muzikore shqiptare, ndërsa gjatë karrierës ka sjellë këngë të pavdekshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!