×
  • Show Time
  • Show Time

    Sot feston 39-vjetorin e lindjes, por si e kapërceu Beyonce skandalin e tradhtisë së bashkëshortit të saj

    Reporteri
    04 Shtator 2020 | 20:14

    Katër shtatori është një ditë shumë e rëndësishme për Beyoncé, sepse feston ditëlindjen. Këtë vit këngëtarja mbush 39 vjeç, dhe pritet të festojë siç vetëm ajo di, pavarësisht nga pandemia globale.


    Beyoncé pa dyshim që do ta kalojë ditën e saj të veçantë e rrethuar nga familja, përfshirë bashkëshortin, reperin Jay-Z dhe tre fëmijët e tyre, Blue Ivy dhe binjakët Rumi dhe Sir.

    Beyoncé ka qenë në krye të fronit të popit për vite me radhë, duke mirëpritur suksesin e vazhdueshëm si askush tjetër.
    Ajo është një nga muzikantet më të suksesshme të të gjitha kohërave, dhe ka një pasuri prej mbi 400 milion dollarësh, pra, ajo është gjithashtu një nga më të pasurat.
    Por edhe vetë Beyonce nuk mund t’i shpëtonte thashethemeve në lidhje me problemet në çift.

    Pra, si e kaloi mbretëresha e muzikës skandalin e tradhtisë dhe u kthye edhe më e fortë?
    Ata duket se ishin çifti perfekt, por problemet filluan të shfaqeshin në martesën e Beyoncé dhe Jay-Z që në 2014. Në atë kohë, u publikua një video e motrës së saj, Solange Knoëles, duke sulmuar dhunshëm reperin në një ashensor, ndërsa gruaja e tij qëndronte aty pranë.

    Thashethemet kishin qarkulluar që para një viti, por kur Beyoncé publikoi albumin e saj “Lemonade” në 2016, ato u konfirmuan.

    Lirika poshtëruese nga kënga e saj, “Më vjen keq” tronditi të gjithë botën.

    Me sa duket, ajo këndoi këto rreshta për bashkëshortin e saj: “Ai më do vetëm kur nuk jam atje. Më mirë të thërrasë Becky me flokët e bukura.”

    Fansat u zemëruan sepse nuk mund ta besonin se si Jay mund të guxonte të tradhtonte gruan e tij.

    “Becky me flokët e bukura” thuhet se mund të jetë stilistja, Rachel Roy, ose edhe Rita Ora. Pasi i nxorri në shesh të gjitha ç’kishte bërë burri i saj, kënga e detyroi Jay-Z të përballej me demonët e tij.

    Dhe në vitin 2017, ai bëri pikërisht këtë. Jay Z e pranoi tradhëtinë në albumin e tij, “4:44”.

    Kënga e parë e reperit pas 4 vitesh me sa duket konfirmon thashethemet që dolën pas publikimit të albumit të gruas së tij, “Lemonade”, vitin e kaluar. Në titullin e albumit, Jay Z vazhdimisht kërkon falje për mosrespektimin në të kaluarën.

    Ai këndon këto rreshta: “Nëse fëmijët e mi do ta dinin, unë as nuk e di se çfarë do të bëja. Nëse ata nuk më shikojnë më njësoj, ndoshta do të vdisja nga turpi“. Ndër të tjera, reperi shton: “M’u desh shumë gjatë për këtë këngë. Nuk ju meritoj”.

    Jay Z tha në një intervistë me David Letterman: “Unë kam një grua të bukur që ishte mirëkuptuese dhe që e dinte se nuk jam më i keq se ato që kam bërë.”

    “Ne shkuam në terapi”, shtoi Jay-Z. “Ne e duam njëri-tjetrin, kështu që ne me të vërtetë kemi punuar për marrëdhënien ndër vite.”

    Familja, e cila përbëhet nga 5 anëtarë, duket se janë shumë të lumtur që kur kanë zgjidhur problemet mes njëri-tjetrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!