×
  • Show Time
  • Show Time

    “Sot katër vjet më ke bërë njeriun më të mirë në botë”, Mozzik dedikim për ditëlindje vajzës së tij, Hanës

    Reporteri
    18 Dhjetor 2022 | 9:23

    Ditën e sotme feston ditëlindjen vajza e reperit Mozzik dhe artistes shqiptare, Loredana Zefi, Hana.

    Një dedikim emocional nuk ka munguar nga Mozzik në rrjete sociale.

    “Hana urime vajza ime ditëlindja e katërt. Nuk paska ndjenjë më të mirë se të të shoh duke u rritur shëndoshë e mirë. Të dua babai yt Gramozi”, ka thënë ai.

    “Sot katër vjet më ke bërë njeriun më të mirë në botë e më të gëzueshmin në botë. Zot faleminderit”, ka thënë ai në një tjetër postim.

    Mozzik dhe Loredana përndryshe janë ndarë gjatë vitit që lamë pas, përkundër se tentuan të rikthejnë sërish romancën e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!