Prindërit e këngëtares shqiptare Rita Ora, Besnik dhe Vera Sahatçiu-Ora, kanë bërë ndalesën e radhës në Ulqin pas pushimeve në jugun shqiptar.
Ata janë duke shijuar një pushim veror në mbarë bregdetin shqiptar, teksa aktualisht kanë zgjedhur lumin Buna si destinacion për të qëndruar për disa ditë.
Rita ka treguar gjithmonë se e pëlqen shumë ushqimin tradicional shqiptar.
Së fundmi, ka qenë pikërisht Vera ajo e cila në një video të publikuar në InstaStory, është shfaqur brigjeve të lumit Buna, ndërsa gatuan një nga pjatat më të preferuara të Ritës.
Bëhet fjalë për pjatën tradicionale “speca me gjizë”, për të cilën Vera thotë se bija e saj i ka kërkuar edhe recetën se si ta gatuajë atë në Los Angeles.
“Dita e radhës, Rita Ora ti më pyete se si ta gatuash gjizën me speca në Los Angeles, prandaj ja ku është”, shkroi nëna e këngëtares në mbishkrimin e videos.
Ndërkohë edhe vetë artistja me të parë postimin e nënës së saj e rishpërndau atë në InstaStory, duke shkruar në mbishkrimin e saj “Më e forta”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.