Stilistët Kaci dhe Armend Gashi, janë përplasur teksa ngritnin liderët e partive të cilave i janë bashkuar para disa ditësh.
Gashi, i cili iu bashkua Vetëvendosjes, me ton të lartë e pyeti Kacin se ‘çka ka bërë Ramush Haradinaj për industrinë tënde’’.
“A ka investu Ramushi në industrinë tënde. Ti i ke 100 probleme, s’ke profesionistë, shkollë profesionale. Ku është problemi, a e din. Ne kemi problem me gjetë profesionistë. Jo mashtrime gjashtëmujore, e në fund me dalë i paaftë’’, tha Gashi.
Kaci ia ktheu se Haradinaj nuk mund të merret me secilin dhe se çdonjëri duhet të punojë vetë.
“Ramush Haradinaj nuk mundet me u marrë me secilin individ., As Zoti s’mundet. Secili duhet me i grahë vetë, me bë punën vetë. Unë i kam bë gjithçka vetë, pa më ndihmu askush.Nuk garoj për karrige’’, tha Nitaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.