Arkimed Lushaj ose i njohur ndryshe si Stresi vazhdon të jetë në kërkim nga policia pasi mori pjesë në protestën e organizuar për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.
I ndodhur në Turqi pak ditë më parë, reperi ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale se është larguar drejt Anglisë.
Stresi ka publikuar një video, krahas së cilës ka shkruar: “Në cilin vend të Anglisë i doni koncertet, a ju premtova që do të vij”.
Kujtojmë që pak ditë më parë, Stresi u shpreh se po përndiqet nga policia për shkak të deklaratave që ka bërë ndaj Ramës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.