×
  • Show Time
  • Show Time

    Stresi, banori i BB VIP Kosova me “mburojën e moralit” që i ra për toke mbrëmë

    Reporteri
    14 Dhjetor 2022 | 14:48

    Këtë javë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, në natën kur dhe u mbajt spektakli të hënën, një debat lidhur me veshjen e njërës nga banoret e shtëpisë ngjalli reagime të shumta, si brenda në shtëpi, por edhe jashtë saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ishte këngëtari nga Shqipëria, Stresi ai i cili kritikoi banoren, Juliana për veshjen e saj, siç e përkufizoi ai “ekstravagante”.

    Reperi shqiptar iu drejtua Jualinës duke i thënë se gratë nga Drenica nuk vishen kështu, ndërsa e sugjeroi që të ketë kujdes me paraqitjet e saj.

    “Edhe një këshillë e kemi për ty, te paktën kur flet ne kërkojmë prej teje qe me veshjen të mos jesh aq ekstravagante. Ke disa sekuenca, e ke përmend Drenicën fort, ti e din si janë femrat drenicase – femrat drenicase nuk gatuajnë me ‘Fendy’, për palestër je numër një, bravo të qoftë, femër inkurajuese dhe ushtron, se kur thua je mbesë e Jasharajve duhet të jesh dikush tjetër”, i ka thënë Stresi – Julianës.

    Por, reperit shqiptar brenda pak ditësh i ra për toke maska e moralit që tentoi t’a “shiste” edhe në publik, sikur mos t’a kishin njohur kurrë atë.

    Pasditen e djeshme, një gjest i pahijshëm ka ndodhur brenda mureve të shtëpisë së Big Brother Kosova.

    Banorja Juliana, derisa po qëndronte e shtrirë në sallonin e shtëpisë dhe po fliste me banorët tjerë, Stresi ndodhej mbrapa saj dhe e godet atë në të pasme, dhe si për hipkorizi i kërkon falje asaj, e madje e quan edhe motër në këtë rast.

    “Motër m’fal”, dëgjohet duke i thënë Stresi, Julianës, e cila çohet menjëherë nga vendi ku ishte shtrirë.

    Por, se a do të ndëshkohet Stresi për këtë gjest të bërë, atëherë mbetet të shihet në spektaklin e radhës, të premten./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!