×
  • Show Time
  • Show Time

    Stresi kërcënon drejtorin e Policisë: Ndyrësirë, më mirë ik vet se do të vijmë deri në Vlorë

    Reporteri
    11 Dhjetor 2020 | 19:28

    Stresi edhe pse është në kërkim nga Policia, vazhdon të bëjë thirrje për protestë.


    Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga polici në Tiranë, ka ngjallur reagime të shumta.

    Madje, tash e tre ditë janë duke vazhduar protestat rrugëve të Tiranës, të cilat në disa raste kanë eskaluar.

    Pjesë e kësaj proteste tash e sa ditë janë bërë edhe disa fytyra publike, përfshirë edhe reperin Stresi.

    Ky i fundit është shpallur në kërkim të Policisë, por pavarësisht kësaj nuk i ka ndaluar thirrjet për protestë.

    Me anë të një videoje të fundit të postuar në Instagram, Stresi ka kërcënuar Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

    “Cohu shqiptare se per kete cudia me e madhe 3 dit zgjat … I bej thirrje kupoles mafioze Ardi veliu ik me mire vet ??? Se do te vim deri ne vlore o ndyrsire , Reformo policin !!!”, shkruan ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!