×
  • Show Time
  • Show Time

    Stresi në krye të protestës për Klodian Rashën, shpërthen në ofendime ndaj Policisë

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 17:56

    Ai që ka tërhequr vëmendjen në protestën e qytetarëve përpara ministrisë së Brendshme pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i FNSH, ka qenë reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.


    “Nuk ikim nga ky shesh pa marrë drejtësi për Klodianin, unë nuk p****dh për këtë polici të fëlliqur,” ka thënë me terma të ashpër Stresi.

    Ai madje kaloi zinxhirin e venodsur nga policia për të ndezur një qiri në oborrin e ministrisë së Brendshme.

    Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të djeshëm (02:00) kur Klodiani nuk iu bind urdhrave të policisë për të ndaluar.

    “Duam drejtësi, unë jam Klodiani”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve, ku nuk munguan as fyerjet ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!