×
  • Show Time
  • Show Time

    Sunny Hill Festival në Tiranë, rregullat që duhet të zbatoni për të marrë pjesë

    Reporteri
    26 Gusht 2022 | 10:00

    Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e Sunny Hill Festival Tirana 2022, gjithçka është pothuajse gati.

    Teksa shitja e biletave po vijon me shpejtësi për shkak të kërkesave të shumta dhe nga jashtë vendit, organizatorët kanë publikuar disa nga rregullat që duhet të ndjekin të gjithë pjesëmarrësit në këtë festival.

    Të gjithë ata që tashmë kanë siguruar një biletë, duhet të marrin me vete kartën ID dhe biletën, ndërsa nuk duhet të marrin me vete mjete të ndaluara.

    Gjërat që duhet të dini:

    1-Mosha minimale për të ndjekur festivalin vetëm është 16 vjeç.

    Të rinjtë nën moshën 16-vjeçare duhet të jenë të shoqëruar nga të rriturit.

    2-Ju mund ta rimbushni byzylykun tuaj direkt në vendin ku zhvillohet eventi, por ne ju rekomandojmë ta bëni pagesën nëpërmjet aplikacionit të Sunny Hill Festival për të shmangur radhët e gjata.

    3-Për t’u futur, mos harroni:

    Kartën ID/Pasaportën

    Biletën (digjitale ose të printuar)

    4-Në hyrje do të kaloni përmes kontrollit të sigurisë.

    Sende të ndaluara:

    Mjete të mprehta

    Ushqim dhe pije

    Produkte aerosoli (spraj)

    Parfume

    Narkotikë ose substanca të ndaluara

    Çakmakë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!