Pak ditë më parë, u raportua mbi rikthimin në ‘lojë’ të menaxherit të suksesshëm Faton Shoshi. Indikacionet u dhanë përmes rrjeteve sociale.
E duket se Shoshi nuk do vonojë që të trazojë ujërat në estradën shqiptare.
Menaxheri i njohur që ka qenë përkrah periudhave më të suksesshme të karrierës së disa prej artistëve më të njohur shqiptar, do jetë pjesë e SBS Entertainment.
“Mirë se vjen në shtëpinë SBS. Partneri im i ri” – është shprehur Jetmir Agaj.
SBS njihet si shtëpia e hiteve më të mëdha muzikore dhe artistëve me ngjitjen më të shpejtë të viteve të fundit.
Me bashkimin e forcave me menaxherin Faton Shoshi, tandemi pritet ta shpije këtë kompani në nivele edhe më të larta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.