×
  • Show Time
  • Show Time

    Tablodi britanik shkruan për Morena Tarakun: Këngëtarja shqiptare dhe ish -mbretëresha e bukurisë

    Reporteri
    10 Gusht 2021 | 9:03

    DailyMail, ka shkruar për jetën luksoze të këngëtares shqiptare.


    Tablodi britanik, ka zgjedhur t’i dedikojë një artikull disa nga figurat e njohura publike të cilët kanë një numër ndjekësish në Instagram, gjithashtu edhe jetën që ata e jetojnë, shkruan lajmi.net.

    Krahas blogerëve ruse, amerikane dhe britanike, DailyMail ka zgjedhur edhe një shqiptare, Morena Tarakun.

    Ndër të tjera, në tekstin e shkruar dedikuar artistes shqiptare, shkruan edhe për veshjet me stil dhe një byzylyk ari të markës së njohur ‘Carter’, që ajo e mban në kyçin e dorës.

    “Këngëtarja shqiptare dhe ish -mbretëresha e bukurisë Morena Taraku kapi një byzylyk prej ari të bardhë dhe diamanti prej 290,000 £ në Cartier (foto në kyçin e dorës). Fotot e tjera tregojnë Morena duke paraqitur një stuhi me veshjet e stilistëve në Dubai dhe Turqi”, shkruan DailyMail për Morenën.

    Kujtojmë se, DailyMail është një gazetë e përditshme britanike e tregut të mesëm e botuar në Londër në një format tabloidi e themeluar në vitin 1896 dhe është gazeta ditore më e qarkulluar në Mbretërinë e Bashkuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!