Osman Azemi i grupit humoristik stupcat ka dalë me një video pas rezultatit të zgjedhjeve në komunën e Prishtinës.
“Osmani i Stupcave” në këtë video thotë se s’ka fjetur tërë natën nga gëzimi, derisa thotë se kanë fituar të gjithë.
Ai thotë se Prishtina do të bëhet një Metropol dhe të rinjt nuk do të shkojnë në Tiranë e Shkup, por të tjerët do vijnë tek ne.
“O mu kënaq zemra bre”, ka thënë Osmani.
“Mirmengjes krejtve, ton natën s’kom mujt me flejt prej gëzimit, fitun qytetarët, krejt kena fitu. Prishtina ka pasë nevojë mu ba Metropol, se u bamë katun. Krejt t’ritë nëpër vikende shkojshim jo në Tiranë, jo në Shkup, atje i lejshim paret, tash kur t’e ndreqim Prishtinën, te bajna Metropol, n’renë kanë me prit në kufi me i lanë te na paret. Prishtina e meriton arkitekturën, edhe modernizimin, edhe nënkalimin, edhe liqenin edhe krejt i meriton sepse Prishtina ka zemër, Urime. O mu kënaq zemra bre”, tha Osman i Stupcave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.