Këtë fotografi Tayna e fshiu shpejtë nga Instagrami.
Prej disa ditësh reperja e cila njihet për hitet e suksesshme, Tayna ndodhet në SHBA. Menaxheri i reperes tha se ajo ndodhet atje për të realizuar këngën e re, por ndërkohë Tayna edhe po pushon në një resort luksoz.
Nga atje reperja ka postuar shpesh foto e video në të cilat shfaqet në shoqërinë e modeles Vildane Zeneli e cila prej vitesh jeton në SHBA.
Mbrëmjen e djeshme Tayna postoi një video ku shfaqej duke pozuar para pasqyrës me pantallona të tejdukshme të bardha dhe një bluzë shumë të shkurtër.
Reperja dukej në super formë mirëpo shumë shpejt u pendua dhe e fshiu postimin për arsye që nuk dihen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.