×
  • Show Time
  • Show Time

    Tayna thotë se ky vit më ka shërbyer edhe si “pjekje mentale”

    Reporteri
    31 Dhjetor 2019 | 20:20

    Reperja Tayna padyshim që ka pasur njërin prej viteve më të suksesshme të saj në karrierë


    Tayna në këtë vit kishte një numër hitesh të mëdha.

    Ajo qysh në fillim të vitit që po lëmë pati një numër të madh hitesh por kulminanti ishte viti kur ajo bashkëpunojë me Dafina Zeqirin në këngën Bye Bye, këngë që u kalua nga më shumë se 35 milionë klikime, madje atë e shpërndau edhe këngëtarja e famshme Rita Ora.

    Por, ky vit për Taynan ka pas edhe një aspekt tjetër sipas saj.

    “Ky vit per mu, perveq i suksesshem ne karrier, o’ kon edhe vit i pjekjes mentale e punes me veten n’aspektin personal. Kom hala rruge t’gjate perpara, po jom shume krenare dhe e lumtur per krejt senet qe i kom arrit n’cdo aspekt edhe shume optimiste per t’ardhmen. Faleminderit krejtve per kete vit te mrekullushem e t’mbushun me dashni qe ma keni dhuru. Kete vit qe po vjen kom me ju kthy hala ma shume dashnin e shpresoj qe keni me vazhdu m’u argtu me kongt e mia?? Ju dua shume!”, ka shkruar ajo.

    https://www.instagram.com/p/B6vohUSgSBc/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!