Siç e do zakoni, pas një sezoni shumë të lodhshëm me koncerte të shumta e me këngë të reja, Tayna ka vendosur të pushojë për disa ditë dhe jo të bëjë pushime dosido, por luksoze.
Ajo ka zgjedhur si destinacion për të pushuar The Hamptons, që njihet si vend tipik veror për banorët e pasur të Neë Yorkut. Nëse menduat se Tayna është më familjen e saj gaboheni, pasi reperen e shoqëron modelja seksi shqiptare, Vildane Zeneli dhe kjo e fundit n aka zbuluar një fakt shumë interesant për reperen.
Së fundmi Tayna ka shpërndarë në Instastory një bisedë mes saj dhe modeles, ku të dyja po flisnin për ushqimet. Vildane është shprehur se Tayna do vetëm ushqimin shqiptar, ndërsa reperja ia ka mbështetur mendimin duke shkruajtur: ‘Më jep fli dhe do të dua përgjithmonë.’ Ushqimi tradicional, flija, është rruga që duhet ndjekur për t’i fituar zemrën Taynës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.