×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Të drejtat e muzikës së Avicii nuk janë më pjesë e familjes së tij dhe ja përse

    Reporteri
    29 Shtator 2022 | 22:29

    Familja e artistit të ndjerë, Avicii ka shitur 75% të inicizimeve dhe publikimeve të tij, kompanisë së njohur suedeze, Pophouse, duke ruajtur vetem 25% të të drejtave të tij të mbetura, për të siguruar që muzika e tij të përdoret dhe promovohet në mënyrë dinjitoze.

    Kompania e njohur suedeze Pophouse u krijua nga ylli i grupit ABBA, Bjorn Ulvaeus në vitin 2014.

    Pas vdekjes së Avicit, prindërit e tij kanë menaxhuar pasurinë e tij. Ata kanë organizuar një koncert dhe kanë hapur një muze në Stockholm në fillim të këtij viti.

    Sipas prindërve të Avicit, Marrëveshja me kompaninë e njohur, Pophause do të sjellë muzikën e Avicii-t në audiencën më të gjerë të mundshme dhe do ti lejojë prindërit e këtij te fundit, të fokusohen tek fondacioni ‘Tim Bergling’, që ata krijuan pas ndarjes nga jeta të djalit të tyre.

    Gjatë një deklarate babai i tij, Klas Bergling u shpreh se shitja e shumicës së aksioneve do ti ndihmonte ata për të siguruar financa afatgjatë në fondacionin “Tim Bergling”.

    Avicii lindi në vitin 1989 dhe ishte i njohur për krijimtarinë e tij artistike që nisi nga dhoma e tij deri në studiot më të njohura botërore duke mbërritur në skenat më të mëdha në botë. Ai u vetëvra në vitin 2018 në moshën 28 vjeçare.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!