Katër banorë të Big Brother VIP Albania, Luizi, Olta, Maestro dhe Kristi u dënua nga “Vëllai i Madh” për shkak që kishin shkelur njërën prej rregullave kryesore të këtij formati, diskutimi për nominimet.
Për këtë arsye si dënim ata u vendosën në një dhomë e konsideruar si “Burg Brother VIP” ku do të qëndrojnë deri në spektakline radhës të ditës së martë.
Kjo do të bëjë që çifti Kiara dhe Luiz të jenë largë njëri-tjetrit për disa ditë, megjithatë menjëhrë pas mbrëmjes së djeshme (e shtunë) dyshja gjetën një mënyrë për të shprehur dashurinë.
Këngëtari ka dalë në oborr dhe ka thërritur emrin e moderatores, e cila i është përgjigjur menjëherë. Ai i ka thënë “të dua”, ndërsa Kiara i është përgjigjur “edhe unë”.
Dita e të dashuruarve festohet më 14 shkurt, pikërisht në natën kur do të mbahet spektakli i radhës i së martës dhe Ejlli u shpreh se befasi do të jetë historike, diçka që nuk ka ndodhur në asnjë Big Brother tjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.