Ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Olesa, Fatma, Tea dhe Krista kanë diskutuar për ndryshimin mes njohjes dhe lidhjes.
Fatma dhe Olesia ishin me mendimin se në momentin që del me një person quhet lidhje dhe jo më njohje.
Në anën tjetër Tea dhe Krista kanë pohuar se ato nuk quajnë një lidhje 2-3 mujore por e quajnë njohje.
“Unë mund ta puth, mund të frekuentohem, por nuk jam e lidhur”– ka thënë Tea.
Menjëherë Fatma e ka ngacmuar për marrëdhënien me Beartin dhe e pyet nëse ka qenë lidhje me të apo njohje.
“Me Beartin kemi qenë në lidhje, diku tek 5-6 muaj”- ka thënë Tea.
Kjo është hera e parë që Tea flet hapur për të pas ndarjes.
Për më tepër ndiqni videon më poshtë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.